Depresioni post partum, simptomat që duhet të njohë çdo grua shtatzënë

Depresioni post partum, simptomat që duhet të njohë çdo grua shtatzënë

402
0

Lindja e një fëmije mund të shkaktojë një sërë emocionesh të fuqishme, nga lumturia tek frika dhe ankthi. Por mund të rezultojë dhe në diçka që mund të mos pritet, depresion. Shumica e nënave të reja përjetojnë njëfarë melankolie pas lindjes së fëmijës, që zakonisht përfshin lëkundje të humorit, ankth dhe probleme me gjumin. Mund të fillojë në 2 – 3 ditët e para pas lindjes dhe të zgjasë deri në dy javë. Por, disa nëna të reja përjetojnë një formë më të rëndë dhe të gjatë depresioni të njohur si depresioni postpartum. Në raste më të rralla, një çrregullim më ekstrem i humorit i quajtur psikoza postpartum mund të zhvillohet pas lindjes.

 

Depresioni postpartum nuk është një problem me karakterin apo dobësi, është thjesht një komplikacion pas lindjes. Nëse keni depresion postpartum, trajtimi i menjëhershëm mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave. Nëse lihet i patrajtuar depresioni postpartum mund të pengojë lidhjen mes nënës dhe fëmijës dhe të shkaktojë probleme në familje.

 

Shenjat dhe simptomat e depresionit pas lindjes janë të ndryshme dhe mund të variojnë nga të lehta në serioze.

 

Simptomat: Luhatje të humorit, Ankth dhe atake paniku, Trishtim, Të ndjerit e pashpresë, Irritim dhe zemërim, Të qara, Mungesë përqendrimi dhe rehatie

Probleme me oreksin (humbje oreksi ose ngrënie më shumë se zakonisht), Probleme me gjumin (fjetja pak ose shumë), Vështirësi në krijimin e një lidhjeje me të porsalindurin, Largimi nga miqtë dhe familja, Lodhje dhe mungesë energjie, Humbje interesi në aktivitet që të pëlqenin para lindjes, Frika se nuk jeni një nënë e mirë, Të ndjerit e pavlerë, e turpëruar, në faj dhe e paaftë, Paaftësi për të menduar qartë dhe marrë vendime, Mendime për të lëndua veten apo fëmijën, Faktorët e riskut. Çdo nënë e re mund ta përjetojë depresionin postpartum, që mund të zhvillohet edhe pas lindjes së fëmijëve të tjerë, jo vetëm të parit. Por, ka më shumë gjasa të ndodhë nëse:

 

Keni një histori depresioni, gjatë shtazënisë ose herë të tjera

Keni çrregullim bipolar

Keni pasur depresion postpartum pas një shtatzënie të mëparshme

keni familjarë që kanë pasur depresion ose çregullime të tjera të humorut

Keni përjetuar ngjarje stresuese, si komplikacione gjatë shtzënisë, sëmundje apo humbje të punës

Fëmija juaj ka probleme me shëndetin apo aftësi të kufizuara

Keni lindur binjakë apo më shumë fëmijë

Keni vështirësi në ushqimin me gji

Keni problem në marrëdhënien me partnerin tuaj

Keni probleme financiare

Nuk keni njerëz ku të mbështeteni

Shtatzënia ishte e paplanifikuar apo padëshiruar

Nëse keni një histori depresioni, sidomos depresion postpartum, tregojani këtë mjekut tuaj nëse po planifikoni të ngeleni shtatzënë ose sapo të kuptoni se jeni shtatzënë.

 

Gjatë shtazënisë, mjeku juaj mund t’ju monitorojë nga afër për shenja dhe simptoma të depresionit. Ndonjëherë depresioni i lehtë mund të menaxhohet me grupe suporti apo terapi të tjera. Në rastë të tjera, mund të rekomandohen anti – depresantë, madje dhe gjatë shtatzënisë.

 

Pas lindjes së fëmijës, mjeku mund t’ju rekomandojë një kontroll postpartum për të evidentuar shenjat dhe simptomat e depresionit postpartum. Sa më herët të evidentohet, aq më herët mund të fillohet trajtimI