Me 2 vite burg është dënuar në Dubai, një grua nga Britania e Madhe me emrin Laleh Shahravesh, 55 vjeçare pasi shau gruan e re të ish-bashkëshortit të saj.
Sipas BBC, 55-vjeçarja ka quajtur gruan e re të ish-bashkshortit e saj një ‘kalë’ në rrjetin social Facebook.
Në një fotografinë e postuar nga çifti i sapo martuar 55-vjeçarja komentoi “O Zot uroj që të futeni nën dhe! Nuk me besohet se më lë për këtë kalë…”
Prokuroria e Dubait pas padisë së ngritur nga çifti ndaj 55-vjeçares vendosi që komenti të fshihet nga fotografia dhe Laleh Shahravesh tashmë do duhet të kryejë 2 vite burg dhe të paguajë një shpërblim për dhunën psikologjike që ushtroi ndaj çifit në shumën e 5 mijë pound.
Lajmi është berë viral në mediat britanike pasi duket shumë i ekzagjëruar dënimi i saj.