Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca reagon për vendimin e gjykatës lidhur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Soreca është shprehur për mediat mëngjesin e sotëm se ka nevojë ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të japë një reagim.
“Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një vendim”, tha ambasadori shkurt për gazetarët.
Gjykata e dënoi me 5 vjet burg Tahirin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënim ky i reduktuar në 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim do t’i konvertohet në 3 vjet shërbim prove.