Del nga operacioni Varrosi, reperi u përfshi në sherrin e mbrëmjes së...

Del nga operacioni Varrosi, reperi u përfshi në sherrin e mbrëmjes së djeshme mes Noizyt dhe Cozman

1376
0

foto-3-650x265

Denis Hajri, i cili mbeti i plagosur në përleshjen e të martës në Prishtinë, ka dalë nga salla e operacionit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.

Reperi i njohur Varrosi ndodhet i shtruar në Kirurgjinë Abdominale, ku edhe është operuar pas plagosjes që pësoi në zënkën mes reperëve.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se operacioni ka shkuar mirë dhe ai është në përmirësim e sipër.

Sipas mjekëve ai është e mirë dhe reperi pritet ta kalojë këtë gjendje shumë shpejt.

Ritheksojmë se zënka ndërmjet Noizyt dhe Cozmanit eskaloi në gjuajtje me armë, ku pos Varrosit u plagos edhe Rigels Rajku. Ndërsa Ylber Abdullahu dhe Albert Krasniqi ndodhen në mbajtje prej 48 orësh.