Deklarata “bombë” e Thaçit: Shqipëria t’u jep shtetësinë kosovarëve që të lëvizin...

Deklarata “bombë” e Thaçit: Shqipëria t’u jep shtetësinë kosovarëve që të lëvizin lirshëm

471
0

 

Gjatë konferencës së përbashkët për media të presidentit Thaçi dhe homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Meta, Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’u jap shtetësinë kosovarëve si pasojë e bllokadës që BE-ja po ia bën kosovarëve për të lëvizur lirshëm. “Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenëve, t’u mundësohet që të kenë nënshtetësi të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin lirshëm. Këtë e mundëson edhe Kushtetuta e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë”, ka thënë Thaçi. Kjo është edhe një deklaratë radikale e presidentit Thaçi pas atyre të dy ditëve më parë kundër bashkësisë ndërkombëtare, që vijnë si pasojë e izolimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian.