Dedikimi i gazetares Anila Ahmataj për 65 vjetorin e babait të saj

#Bab  gëzuar  65 vjetorin🏆🎂💯💥

Mbaj mend kur  isha 8 apo 9 vjeç gjyshi ndërroi jetë. Si një fëmijë që u rrita me të u ligështova e nuk e shprehja dot dhimbjen. Aty o #Ba nisa të kuptoj se çfarë peshe po mbaje dhe do të mbaje mbi supe.

Ti një djal i ri që kishe nisur punë qysh herët dhe kishe nisur t’i sillje të ardhura familjes e të kujdeseshe për gjyshin, gjyshen, hallën, mamin dhe ne të treve.

#Ba ti ke qenë një njeri që mes sakrificash arrije të fshije lodhjen, mërzitjen, dhimbjen dhe ankthin që shpesh herë të mbyste për shkak të peshës jetësore.

#Ba ti nuk u dorëzove kurr edhe kur krahët nuk të mbanin më peshë, edhe kur bota të dukej e errët edhe kur mendoje se nuk kishe një shpatull ku të mbështeteshe dhe ja dole.

Ja dole për gjithçka…Na trashëgove dhe mbolle te ne ndjenjën e të qënurit njeri, ndjenjën e të dashurit gjyshen, gjyshin, hallën e këdo tjetër, na mësove që kur të shohim dikë mes mbijetesës dhe skamjes ta ndajmë kafshatën me të, na mësove të falim, të qeshim, të qajmë me dinjitet, e të dhurojmë shumë dashuri…

#Ba ti ja dole për gjithçka.. 🏆🎂💯💥

Ja dole së bashku me mamin kapur dorën njëri tjetrit në çdo sfidë e në çdo betejë, sepse mes ju të dyve kishte dhe ka dashuri të pastër fisnike…

#Ba ja dole të lësh gjurmë në jetën tonë, gjurmë që  çdo kohë nuk do mundet  t’i fshij…

#Babo gëzuar 65 vjetorin tënd, ti për mua do të mbetesh ai djali artist në shpirt që do të marr shembull dhe udhërrëfyes përjetë…

Të dua #Baa…

🏆🎂💯💥

 

 

 

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *