Debati për Ronaldon/ Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin...

Debati për Ronaldon/ Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte

580
0

Pasionet nxorën më të mirën nga dy analistët e Sky Sports gjatë barazimit të Chelseat me Manchester Unitedit. Roy Keane dhe Jamie Carragher, të cilët jo për herë të parë shkëmbejnë argumente të tensionuar, patën momentin më të veçantë në karrierën e tyre si analistë teksa u përplasën rreth impaktit të Cristiano Ronaldos te Unitedi.

Vendimi i Michael Carrickut për ta lënë Cristiano Ronaldon në bankën rezervë ishte një prej pikave më të diskutuara rreth ndeshjes, e cila përfundoi 1-1.

Legjenda e Man Untiedit, Keane beson se Ronaldo është dashur të startonte por Carragher nuk mendoi se është punë e madhe sa po e bëjnë të tjerët, nëse portugezi nuk starton në ndonjë ndeshje.

Dhe kjo filloi pjesën e parë të përplasjes së midis Keane dhe Carragher.Ish-ylli i Liverpoolit, Carragher, më pas argumentoi se Man United nuk është më afër fitimit të Premierligës pas nënshkrimit të Ronaldos dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Keane, i cili më vonë argumentoi se portugezi është atje për t’i fituar sërish trofe me Djajtë e Kuq.