Përpjekjet për të çarë akullin më të vjetër në Antarktidë në të cilin ndodhen të dhëna për klimën e Tokës në një shtrirje kohore të 1.5 milionë vjetëve më parë kanë nisur. Një ekip europian po vendos pajisjet e nevojshme në një nga pikat më të larta të kontinentit të bardhë për një operacion që do t zgjasë rreth 4 vite.
Projekti “EPICA” synon të studiojë një cilindër të ngrirë rreth 3 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që të dhënat të shpjegojnë pse Epoka e Akullit pësoi regres në të shkuarën. Teknikët synojnë që të nisin misionin e tyre duke arritur si fillim nën 100 metra.
Më pas, ata do të kalojnë nga shtresat e holla të akullit dhe dëborës në ato të papërshkueshmet, të cilat janë qëllimi i tyre i vërtetë. Ai akull përmban flluska të vogla ajri, xhepa gazi që janë si një fotografi e historisë së atmosferës. Shkencëtarët do të jenë në gjendje të lexojnë nivelet e karbonit dhe elementëve të tjerë që kapin nxehtësinë, si metani.
Analizimi i atomeve në molekulat e akullit e ujit që mbështjellin gazet do të jetë një tregues i temperaturave që shkaktoi rënien e dëborave që u shndërruan në shtresa të ngrira.