Dashuria nuk njeh moshë, historia që ka befasuar Britaninë e Madhe

Dashuria nuk njeh moshë, historia që ka befasuar Britaninë e Madhe

743
0

Historia e një çifti, që është pulibkuar nga ‘The Sun’, ka shokuar opinion publik në Britaninë e Madhe. Kjo sepse midis tyre ka një diferencë moshe prej 30 vitesh.Kur Andy Telford ishte 46 vjeç kur takoi gruan e tij Beth, e cila ishte vetëm 16 vjeç. Atyre iu desh ta fshihin për dy vite lidhjen e tyre, për shkak se Beth ishte e mitur. Beth, e cila tani është 19- vjeç është shprehur se në fillim komentet që ka marrë për lidhjen e saj me Andy-n kanë qenë me të vërtetë demoralizuse për të. Ajo shprehet se kishte edhe  ka akoma nga ata njerëz që e quajnë atë pedofil. “Pavarësisht mendimeve të njerëzve të tjerë, ne kemi qëndruar të fortë si një çift dhe duan vetëm që njerëzit të na lënë të qetë në marrëdhënien tonë. Ai është dashuria e jetës sime dhe kur mosha e tij nuk ka rëndësi për mua nuk duhet të ketë as për njerëzit e tjerë. Nuk e kuptoj ç’ju duhet njerëzëve me burrin tim”, ka thënë ajo. Andy dhe Beth janë martuar dhe kanë edhe dy fëmijë. Aktualisht ata janë zhvendosur në qytetin e Lancashire-s për të pasur një fillim të ri me shpresën se njerëzit më në fund do i lënë të qetë.