Dashuria ka pesë faza dhe pothuajse gjithë çiftet bllokohen tek e treta.Pse?

Dashuria ka pesë faza dhe pothuajse gjithë çiftet bllokohen tek e treta.Pse?

291
0

 

  • Faza e parë: Rënia në dashuri

Rënia në dashuri është faza ku e gjeni veten duke jetuar me një lumturi të madhe, si pasojë e hormoneve të lumturisë që lirohen më shumë se zakonisht. Kjo është periudha kur i mbështetni të gjitha dëshirat dhe shpresat te partneri.

  • Faza e dytë: Të bërit çift

Në këtë fazë, dashuria vetëm fuqizohet dhe suksesi i lidhjes eventualisht bën që të shpërnguleni së bashku. Këtu filloni ta njihni veten më mirë, dhe prezenca juaj fillon të ketë një efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është periudhë e bashkimit dhe argëtimit.

  • Faza e tretë: Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja fillojnë të rrënohen. Është koha kur filloni t’i keni mendimet se ndjenjat tuaja një ditë mund të zhduken dhe asnjëherë të mos kthehen. Filloni të mendoni se partneri është bërë krejtësisht i parashikueshëm dhe sjellja e tyre ju bezdis në shumë mënyra.

  • Faza e katërt: Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të përjetshme

Nëse i mbyllni sytë dhe përpiqeni në maksimum të vazhdoni, pavarësisht lëkundjeve që i përjetoni, ju mund të kaloni përtej fazës së tretë dhe të vini tek e katërta. Mendja juaj lirohet nga ato iluzione të cilat i keni projektuar në fazat e hershme. Personi të cilin e keni para jush, nuk është ai që e keni imagjinuar, por është një person i vërtetë.

  • Faza e pestë: Bashkimi i fuqisë së dy personave për ta ndryshuar botën

Tani që keni mësuar se si t’i kaloni të gjitha mosmarrëveshjet dhe keni krijuar një lidhje të fortë dhe të thellë, ju keni arritur një konkludim interesant: fuqia e juve dyve mund ta ndryshojë botën. Ju nuk e vazhdoni jetën së bashku vetëm se duhet kështu, por jetoni së bashku për një kauzë më të madhe. Kjo mund të jetë se punoni së bashku, shkruani së bashku, krijoni diçka së bashku – kjo mund të jetë çfarëdo.

Shperndaje