Skijatori nga Tetova, Dardan Dehari është gjendur në mesin e 100 skijatorëve më të mirë në mbarë botën pasiqë ka marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Skijimit Alpin që u organizua në Kortina të Italisë. Finalja është mbajtur sot dhe ai ka arritur të rradhitet në vendin e 31 . Medaljen e arit e mori skiatori nga Norvegjia, Sebastian Fos-Solevag. Norvegjia e mori edhe medaljen e bronztë me Henrik Kristofersen. Ndërkaq, i dyti u radhit austriaku, Adrian Pert.
Përndryshe, Dardani na përfaqësoi me shumë dinjitet në kampionatin botërorë “FIS Alpine World Ski Championships 2021″ në Cortina d’Ampezzo të Italisë dhe sot shqiptarët janë shumë krenarë për suksesin e tij.