Liga italiane e futbollit ka marë aprovimin e 20 klubeve të Serie A për të përfunduar këtë sezon futbollistik dhe tashmë po shqyrton të gjitha mënyrat për të bërë të mundur sa më shpejt rinisjen e kampionatit, në momentin që edhe situata do të jetë normalizuar disi nga pandemia Covid-19.
Torino dhe Brescia dy klubet e vetme që ishin kundër rinisjes së sezonit kanë dhënë miratimin e tyre për të zbritur në fushë dhe për të mbyllur rregullisht këtë kampionat.
Por gjithsesi, sezoni futbollistik 2019-2020 do të shkojë deri në fund nëse qeveria lejon rifillin e aktiviteteve sportive përfshirë edhe futbollin konform të gjitha rregullave të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit.