Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli me optimizëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën. Tekniku i të kuqve la të kuptohet se bisedimet me Ferhan Hasanin janë drejt përfundimit.
Ferhan Hasani: “Edhe në konferencën e fundit në ndeshjen e fundit, e kam thënë që në momentin që hidhet firma mbi kontratë atëherë do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, që është blerja e fundit apo jo. Në dijeninë time, tratativat po shkojnë drejt përfundimit, por që momenti final është hedhja e firmës kështu që do të them që është pjesë e Partizanit dhe sa i rëndësishëm është në momentin që firma të jetë mbi kontratë, përtej asaj që dihet që është një futbollist me goxha vlera dhe këtë e ka treguar kudo që ka qenë. Është një lojtar që ka një bagazh të konsiderueshëm teknik, por në fund fare i mbetemi asaj që në momentin e fundit që bëhet zyrtare, atëherë do të shprehemi më shumë në detaje për këtë afrim”.
Euforia pas derbit: “Ne kemi pasur vetëm 2 ditë në dispozicion, Durrësi ka një ditë më shumë, kemi zhvilluar derbin të enjten dhe ndeshja zhvillohet të hënën. Ditën e parë ekipi ka punuar në 2 grupe. Lojtarët që nuk u përdorën në derbi kishin stërvitje normale”.
Sfida me Teutën: “Jemi munduar që edhe para derbit edhe pas, jemi përpjekur të flasim me ekipin që çdo ndeshje vlen 3 pikë. Nuk ka vend për eufori, sepse Teutë është në të njëjtin pozicion që jemi dhe ne. Është një ekip që vjen pas 2 fitoresh, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, qoftë për golat e pësuara, qoftë për kolonën e humbjeve. Derbi ka mbaruar, na pret një transfertë goxha e vështirë në Durrës. Ata janë të fortë në fushën e tyre, Partizani në çdo ndeshje shkon për 3 pikë. Nëse duam të shkojmë drejt fitores duhet të jemi më të motivuar se ç’ishim në derbi”.