Çudia/ Shau VAR-in, Igli Tare dënohet nga federata italiane

Çudia/ Shau VAR-in, Igli Tare dënohet nga federata italiane

525
0

Igli Tare ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol. Tare u shfaq shumë nervor për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.