Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Messi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgil van Dijk.
Klop shpallet trajneri i vitit, Liverpooli skuadra më e mirë e 2019-ës
Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi.
“Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik.