Përveç dëmeve të rënda në njerëz, koronavirusi ka shkaktuar pasoja dhe në fusha të ndyshme të ekonomisë dhe sportit.
Lidhur me situatën, mesohet se klubet e kategorisë së dytë në futbollin shqiptar kërkojnë të përfshihen në paktën e mbështetjes financiare të akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Nëpërmjet ‘Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë’, sportistët e nivelit të tretë të futbollit në vend, bëjnë thirrje të jenë pjesë e ndihmës prej 30 mijë lekësh, edhe pse paketa përjashton klubet që varen nga Bashkitë.
Por, pavarësisht se klubet figurojnë me kontrata të regjistruara në njësitë vendore përkatëse, financohen nga donatorë të jashtëm. Kjo bën që viktimë e kësaj situatës së krijuar të jenë futbollistët të cilët nuk përfitojnë ndihmë financiare nga asnjë krah