Covid 19/ Afaristi Ndue Ftoni, dhuron 10 mijë dollarë për Bashkinë e...

Covid 19/ Afaristi Ndue Ftoni, dhuron 10 mijë dollarë për Bashkinë e Shkodrës

737
0

 

Edhe pse prej vitesh i mërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afaristi i mirënjohur Ndue Ftoni nga Shkodra, i cili jeton dhe vepron në Michigan nuk e harron vendlindjen e tij. Atdhetarizmin e tij e dëshmon sa herë që jepet mundësia të kontribuoj për vendin e tij, Shqipërinë. Një dorë e zgjatur e ndihmesës për shumë shqiptarë, së fundmi ai ka bërë gjestin madhor duke dhuruar 10.000 dollarë për Bashkinë e Shkodrës, për ta ndihmuar në kohën e luftimit me pandeminë e Covid 19. Z.Ftoni njihet për aktivitetet e tij të shumta humanitare.

Shqiptarët kanë arritur të jenë të suksesshëm në shumë vende të botës, dhe në fusha të ndryshme. Pavarësisht kalvarit të gjatë të sakrificave të tyre, vështirësive të fillimit të jetës në një vend të huaj, shumë shpejt dhe një afat kohor të shkurtër, ja kanë arritur të dalin gjithmonë në krye. Një nga këta njerëz, që është për tu marrë shembull dhe që arriti të bëhet një nga biznesmenët më të suksesshëm në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është Ndue Ftoni. Njeriu që në pak vite ngjiti shkallët e suksesit, dhe ku gjithmonë ka qenë një vatër mikëpritëse për të gjithë shqiptarët që kanë vizituar shtetin e Michigan. Por ajo që e bën këtë njeri human, të vlerësuar në komunitetin shqiptar, është lidhja me rrënjët, me kombin, me vendilindjen e tij. Nuk është hera parë që zoti Ndue Ftoni ndihmon qytetin e Shkodrës dhe të fshatrave përreth dhe në zonën e Dukagjinit. Kontributi I tij ka qenë prej kohësh në infrastrukturë, në media etj.