Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka ka përjashtuar mundësinë e anulimit të Kampionatit Europian për shkak të Coronavirusit.
Në një takim me drejtuesit më të lartë të UEFA-s të kryesuar nga presidenti, Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit.
Sipas Infantinos më e rëndësishme është jeta e njerëzve.
Anulimi i Euro 2020? “Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale” deklaroi ai.
“Jo vetëm në futboll, por edhe shumë ngjarje tjera sportive janë anuluar dhe deri më tani situata është paska e komplikuar”, ka shtuar më tej Infantino.
Numri një i FIFA-s gjithashtu tha se nuk përjashtohet mundësia edhe i anulimit të ndeshjeve miqësore të Kombëtareve në muajin mars.
Kujtojmë se Kosova është dy ndeshje larg realizimit të ëndrrës, kualifikimit në “Euro 2020”. “Dardanët” janë në play-off të Nations League dhe fillimisht në gjysmëfinale do të kenë punë me Maqedoninë. Në rast fitores, ata në finale do të përballen me fituesin e duelit Bjellorusi-Gjeorgji për një biletë në Kampionatin Europian.
Kujtojmë se Euro 2020 fillon më 12 qershor dhe përfundon më 12 korrik dhe ndeshjet do të zhvillohen në 12 vende të ndryshme të Europës.