Real Madridi sfidon Barcelonën duke hyrë në garë për të marrë Neymar. Braziliani është prioritet për katalanasit dhe drejutesit e Barcelonës po bëjnë gjthçka për ta kthyer në ‘Camp Nou’.
Sidoqoftë, gazeta Sport pretendon se Reali kërkon të përfitojë nga pavendosmëria e Barcelonës dhe të sigurojnë një lëvizje sensacionale duke nënshkruar me 27-vjeçarin. Los blanocs janë të gatshëm të ofrojnë 120 milion € plus kartonin e Luka Modric.
Neymar po kërkon të kthehet përsëri në Katalonjë, por PSG preferon një destinacion tjetër për sulmuesin.