Ç’kanë gratë e Ujorit që shenjat e tjera i kanë zili?

Ç’kanë gratë e Ujorit që shenjat e tjera i kanë zili?

595
0

në periudhën e Ujorit (21 janar-20 shkurt),

Kur takon për herë të parë një femër të shenjës së Ujorit, pavarësia është ajo që vihet re menjëherë. Mendoni për Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres apo Jennifer Aniston për ta vërtetuar.

Është në gjakun e tyre të jeni antikomformiste dhe të jenë gjithnjë ato prej të cilave njerëzit presin.

Asgjë nuk mund ta ulë poshtë një femër Ujor, nuk ka pengesa që ajo nuk mund t’i kalojë sidomos kur bëhet fjalë për të provuar diçka që dikush ka dyshimin që ajo mund ta bëjë.

Natyra e çuditshme e Ujorit ka tendencën që t’i bëjë të tjerët ziliqarë pasi gruaja e Ujorit, megjithëse një shenjë ajri, duket shumë me këmbë në tokë dhe një person praktik. Ajo nuk është tradicionale në asnjë formë apo mënyrë: i bën rregullat sipas mënyrës së saj!

Është interesante të thuhet se gratë e Ujorit vlerësojnë mbi gjithçka pavarësinë e tyre. Kjo nuk lidhet me disa aftësi lidershipi që ato kanë, por sepse nuk janë të interesuara të duken si gjithë të tjerët. Kjo reflektohet në çdo aspekt të jetës së tyre, në shoqëri, në marrëdhënie, në punë e deri në mënyrën se si vishen.

Stili i veshjes së femrave të Ujorit është shumë i veçantë pasi ato nuk ndjekin trende dhe modë, por vetëm komoditetin. Ujori është një shenjë revolucionare në shumë aspekte dhe kjo i shkon shumë stilit të pavarur të jetës që ato kanë. Ajo flet për gjerat që beson me të vërtetë, gjithë shpirt dhe pasion.

Nevoja për drejtësi kontribuon në nevojën e Ujorit për pavarësi. Ajo ngrihet për atë që është e drejtë edhe nëse është e vetmja që e mendon kështu. Shumë njerëz tërhiqen nga femra Ujor për personalitetin e tyre të përcaktuar dhe fuqinë e brendshme.

Ato njihen si të shkëputura (të largëta) nga disa situata dhe kjo lidhet me natyrën e tyre të pavarur që i vendos veçmas nga shenjat e tjera të horoskopit. Kjo shkëputje mund të ndikohet edhe nga sa e ndjeshme mund të jesh në atë moment dhe shpesh ato zgjedhin që të qëndrojnë të tërhequr sesa të lëndohen.

Të lindurat e kësaj shenje kanë tendencën të bëjnë biseda të gjata e të thella për dashurinë në mes të natës, të flasin për diçka ose gjithçka, ose të shpenzojnë natën në heshtje me të dashurit e tyre.

Një element shumë i rëndësishëm është se atyre nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë sepse ato vetë e dinë se çfarë po bëjnë. Ujoret duan të jenë të çliruara nga fuqitë autoritare pasi vetëm kështu, mund të ndryshojnë botën!

Credits/anabelmagazine.com