Cipras: Shpërbërja e Maqedonisë çon në formimin e “Shqipërisë së Madhe”

Cipras: Shpërbërja e Maqedonisë çon në formimin e “Shqipërisë së Madhe”

528
0

Dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Deklarata vjen nga kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se pakti Athinë-Shkup u shërben interesave të Greqisë. Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë. Në një intervistë për mediat vendase, Tsipras tha se Marrëveshja e Prespës do ta ketë rrugën e hapur në Parlamentin grek dhe se ajo është arritja më e rëndësishme e qeverisë së tij pas daljes së vendit nga kriza ekonomike. “Menjëherë pasi të votohet në Parlamentin e Shkupit, qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit janar”. I pyetur rreth një refuzimit të mundshëm të marrëveshjes nga “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenosit, Kryeministri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetjen e parlamentit. “Besoj se z.Kamenos nuk do të zgjedhë të favorizojë kundërshtarin tonë. Por nëse e bën, unë do të kërkoj votëbesim nga parlamenti. Nëse nuk marr shumicën prej 151 deputetësh, kemi një problem politik jo kushtetues, atëherë do të thërras zgjedhjet e parakohshme”.

 

Marrëveshja historike mes Athinës dhe Shkupit e firmosur në Prespë në Qershor, pritet të ratifikohet brenda 15 janarit në Parlamentin e Maqedonisë.