Chelsea është duke menduar për transferimet që do t’i bëjë në verë. Chelsea u dënua nga FIFA për dy afate mos transferime të lojtarëve, por ata po mendojnë rreth transferimeve të reja. Skuadra londineze ende nuk e di se kur do të hyjë vendimi në fuqi, andaj po mendon që ta transferojë në verë Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace. Chelsea është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e mbrojtësit anglez nga rivali i tyre nga Premierliga. Në garë për Ëan-Bissakan janë edhe skuadra si, Arsenal e Manchester United.