Çfarë tregon prezenca e epiteleve në analizat e urinës

Çfarë tregon prezenca e epiteleve në analizat e urinës

369
0

Një analizë urine mund të kërkohet nga një mjek për shumë arsye. Ky test mjekësor joinvaziv bëhet për të përcaktuar probleme të ndryshme me shëndetin dhe për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, shenjat e të cilave mund të shfaqen në urinë. Janë shumë qelizat që mund të shihen në urinë gjatë një vëzhgimi mikroskopik dhe disa prej tyre janë qelizat epiteliale.

 

Qelizat epiteliale vijnë nga epiteli. Të përbëra nga një shtresë shumë e ngjeshur qelizash, shembuj të epitelit përfshijnë lëkurën tuaj dhe sipërfaqet e organeve trupore si zorrët dhe fshikëza e urinës.

 

Pjesë të ndryshme të trupit kanë qelizat e tyre epiteliale. Kjo do të thotë që është mjaft e lehtë të përcakothet se nga cila strukturë ose organ vijnë këto qeliza. Me daljen e qelizave të reja epiteliale, ato të vjetrat bien natyrshëm.

 

Kështu që qelizat epiteliale mund të gjenden në urinë dhe mund të tregojnë një larmi gjërash, në varësi të numrit të tyre dhe prejardhjes.

 

Mës shumë se 95% e urinës konsiston në molekula uji. Në të gjenden edhe përbërës të tjerë si ureja, natriumi dhe kaliumi. Qelizat epiteliale gjithashtu janë të pranishme, natyra dhe sasia e të cilave përcaktojnë a është a po jo normale kjo gjendje.

 

Qelizat epiteliale dallohen nga madhësia, forma dhe paraqitja duke u ndarë në tre grupe të mëdha:

 

Renal tubular: Janë më të rëndësishmet e qelizave epiteliale. Numri i shtuar i tyre mund të tregojë për çrregullime të veshkave.

 

Squamous: Këto janë llojet më të mëdha. Vijnë nga vagina dhe uretrat. Ky tip gjendet më tepër në urinën e femrave.

 

Tranzicionale: Ato vijnë nga zona mes uretrave mashkullore dhe veshkave. Ndonjëherë quhen qelizat e fshikëzës dhe janë më prezente tek të rriturit e moshuar.