Prej disa kohësh në rrjet po qarkullon një foto, ku shfaqet ish-Guvernatori Ardian Fullani në shoqërinë e reperit Getoar Selimi.
Ata shihen krahë për krahë, teksa kanë shijuar një drekë së bashku.
Ndërkohë pas tyre vihet re një pamje e rrallë piktoreske, që lë të kuptohet se ndodhen jashtë Shqipërie.
Ndërkohë nuk dihet nëse personazhet me njëri-tjetrin kanë një shoqëri të vjetër apo mund t’i ketë bashkuar ndonjë projekt i Getoarit. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga të dyja palët.