“Çfarë ke që përmend emrin tim”, flet analisti: Më kanë marrë në...

“Çfarë ke që përmend emrin tim”, flet analisti: Më kanë marrë në telefon të fortët e liruar nga burgu

432
0

 

 

Gazetari dhe analisti Dritan Hila, është shprehur mbrëmjen e sotme se të fortët e liruar nga burgu e kanë marrë në telefon dhe i kanë bërë presion.

 

Në emisionin “Arena”, Hila ka thënë se “të fortët” e liruar nga burgu i kanë bërë presion pse ju kishte përmendur emrin, por duke mos specifikuar kohë, kur ka qenë zv.ministër apo tashmë që është gazetar.

 

“Të mos harrojmë një shqetësim që ngriti Mit’hat Havari, këtu do të fillojë përsëri rrethi i krimit, dhe ty edhe gazetarët e kronikës. Po them kaq gjë, më kanë marrë mua në telefon, kur ju kam përmendur emrat, këta të liruarit nga burgu që kam përmendur më kanë marë në telefon, “Çfarë ke që përmend emrin tim”-thotë. Po ta them unë, jam gazetar, jam njeri publik, më kanë marrë në telefon”, ka thënë ndër të tjera Dritan Hila.