Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndryshim i rëndësishëm në skemën e ndeshjeve

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndryshim i rëndësishëm në skemën e ndeshjeve

537
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën e mërkurë, datë 24 shkurt, në ora 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.