Çdo gjë me kontroll/Kina ndalon publikimin e këtyre studimeve për Covid-19

Çdo gjë me kontroll/Kina ndalon publikimin e këtyre studimeve për Covid-19

475
0

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, shumë studiues në botë janë fokusuar tek origjina e virusit.

Por, ky fakt duket se nuk i ka pëlqyer Kinës, pasi ka vendosur kufizime në publikimin e kërkimeve shkencore lidhur me origjinën e koronavirusit.

Kështu raporton CNN, pas një vëzhgimi të materialeve të hequra në uebsajtet e universiteteve më të rëndësishme të këtij shteti.

Sipas ligjit të ri, të gjitha dokumentet akademike për Covid-19 do të kalojnë përmes një “site” vettingu përpara se të publikohen. Studimet për origjinën e virusit duhet të marrin aprovimin e zyrtarëve të qeverisë së Pekinit, ndërsa të gjitha shkrimet e mëparshme janë fshirë.

Kjo është përpjekja e radhës e Kinës për të kontrolluar informacionin e origjinës së virusit pandemik, që u ka marrë jetën më shumë se 100 000 personave dhe ka infektuar rreth 2 milionë vetë që prej shpërthimit në Wuhan, në dhjetor të vitit 2019.

Regjimi komunist kërkon që me këtë vendim të shmangë nuancat e racizmit kundrejt Kinës apo personave me origjinë aziatike.

Ndërkohë, “Nature”, një nga revistat shkencore më të njohur në botë, kërkoi falje publike për lidhjen e koronavirusit me Kinën, gjë e cila mund të ketë nxitur stigmatizimin e aziatikëve në të gjithë planetin. Kjo media publikoi dhe një editorial në disa gjuhë të titulluar: “Ndaloni stigmën e koronavirusit menjëherë”, ndërsa bën thirrje që të mos përdoret termi “virusi kinez”.

Më herët, edhe revista shkencore “The Lancet” publikoi një artikull duke kërkuar një përpjekje të përbashkët nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar ksenofobinë e nxitur nga pandemia Covid-19./Opinion.al