Koronavirusi ka qënë kryefjala e diskutimeve dhe të gjitha mediat në vend janë fokusuar tek zhvillimet më të fundit. Të gjithë emisionet e mbrëmjes kanë qënë në “luftë” me njëri-tjetrin, jo vetëm për të ftuar mjekun Pëllumb Pipero por për të dhënë të rejat më të fundit për COVID-19.
Vetë Blendi Fevziu ka hequr dorë nga emisionet e tij për konceptin e të bukurës, apo të udhëtimeve ‘low cost’ për të informuar qytetarët lidhur me informacione lidhur me situatën në vend. Megjithatë Blendi Fevziu duket se edhe pse ka një audiencë goxha të konsoliduar, nuk i nënvlerëson ‘kundërshtarët’ e tij. Ai ka gjithmonë një sy tek kolegia Eni Vasili, e cila një orë më parë nis transmetimet në kanalin “Top Channel”.
Dje në faqen zyrtare në Instragramin e “Opinion.al”, është hedhur një foto e Fevziut duke u bërë gati për emisionin e tij, ndërsa në televizorin pas tij, transmetohet “Open”.
Një sy nga kolegia dhe një sy nga skaleta e tij, Fevziu duket se edhe pas më shumë se dy dekadave në television, kërkon gjithmonë më të mirën dhe vendin e parë në shikueshmëri.