Burra, nuk keni shpresë! Gratë e këtyre shenjave të Zodiakut nuk i...

Burra, nuk keni shpresë! Gratë e këtyre shenjave të Zodiakut nuk i mashtroni e nuk i joshni dot!

419
0

Dashi

 

Femrat e Dashit janë shumë të pavarura dhe krenare për veten e tyre. Ato filluan të gjenin rrugën e tyre herët, pa u varur nga askush dhe arritën atje ku janë falë mençurisë së tyre në njohjen e mundësive të duhura dhe duke qëndruar larg atyre që kërkojnë të përfitojnë prej tyre. Në dashuri nuk është ndryshe. Këto gra e nuhasin gënjeshtrën nga larg dhe gjithmonë i presin lidhjet para se t’i lëndojnë. Burrat mund të mendojnë se po i mashtrojnë, por shumë shpejt, kuptojnë se ato kanë qenë gjithmonë një hap përpara tyre.

 

Virgjëresha

 

Këto gra gjithmonë sigurohen që gjithçka rreth tyre të jetë në rregull, dhe ky rregull vlen edhe për jetën e tyre personale, duke përfshirë marrëdhëniet romantike. Ato e dinë se sa marrëdhëniet manipuluese dhe egoiste mund t’i bëjnë të pakënaqura, kështu që kanë mësuar të dallojnë grabitqarët emocionalë nga larg, duke vepruar shumë racionalisht. Këto gra nuk e mashtrojnë kurrë veten, pasi i shohin partnerët e tyre jo me sytë e pafajësisë, por të pjekurisë.

 

Ujori

 

Gratë e Ujorit zotërojnë mençuri frymëzuese në dashuri. Ato nuk demonstrojnë përvojën e tyre të plotë dhe nuk lejojnë personin pranë tyre të zbulojë se kush janë në të vërtetë në një mënyrë të natyrshme. Nëse e kuptojnë se kanë prirje për të gënjyer, presin të shohin se deri ku do të shkojnë për ta demaskuar atëherë kur nuk e imagjinon. Asnjë mashkull nuk është i aftë t’i manipulojë, pasi ato ju analizojnë shumë thellë dhe kanë pjekuri të mjaftueshme për të ditur se kush meriton të jetë pranë tyre.