BSH, forcon mbikqyrjen financiare të bankave dhe SHKK-ve

BSH, forcon mbikqyrjen financiare të bankave dhe SHKK-ve

517
0

 Banka e Shqipërisë forcon mbikqyrjen financiare të bankave dhe për shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK-ve).

Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”.

Sipas njoftimit të BSH-së, rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte.

Banka e Shqipërisë njoftoi gjithashtu  miratimin paraprak për kryerjen e një veprimtarie financiare shtesë nga Veneto Banka sh.a. Në bazë të këtij miratimi, Veneto Banka sh.a. do të kryejë veprimtarinë financiare shtesë si agjent në sigurime.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.