Kryeministrja britanike Theresa May sapo dha dorëheqjen mes lotësh. Këtë ajo e bëri përmes një deklarate për shtyp duke i dhënë fund të gjitha aludimeve. Theresa May e mbylli deklaratën e saj duke thënë se ndjehet e zhgënjyer. “Edhe pas përpjekjeve të mia të shumta janë shumë e zhgënjyer dhe thjesht dua që të qetësohem,’ tha kryeministrja e cila u largua direkt pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Dorëheqja e kryeministres vjen në një kohën kur plani i saj për Brexit nuk gjeti mbështetjen e deputetëve britanikë dhe shumë nga ministrat ishin kundër politikës të Theresa May. Tashmë, ai që pritet të jetë kandidati i parë për vendin e kryeministrit është Nigel Farage, lideri i idesë se Brexit dhe pjesë e parlamentit europjanë që nga viti i 1999. Ndërkaq, zyrtarisht, May pritet ta lërë detyrën më 7 qershor 2019.