Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit.
Policia deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar, por vetëm dëshmitarë.
Ngjarja ende është e paqartë, ndërsa e plagosura Liljana Jeremia është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia Shkodër/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth orës 22:40, ne lagjen ‘Vasil Shanto’, Shkodër, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.