Brenda vendit sekret ku kalonte pushimet dikur elita e Bashkimit Sovjetik

Brenda vendit sekret ku kalonte pushimet dikur elita e Bashkimit Sovjetik

583
0

Në një rajon të largët malor të Gjeorgjisë qëndron një kujtim i së kaluarës sovjetike, vendpushimi i përdorur dikur nga elita e Kremlinit. Me pamjen e saj piktoreske është e lehtë të kuptohet pse ky vend sekret është përshkruar nga shumë njerëz që pushonin aty si “Zvicra gjeorgjiane”. Në këtë vend kishte një shtëpi udhëheqësi i ish Bashkimit Sovjetik Joseph Stalin. I vendosur në malin Caucus në rajonin e Racha, në Gjeorgjinë perëndimore, vendi i njohur me emrin Shovi u bë një pikë e nxehtë e pushimeve për elitën sovjetike jo vetëm në Gjeorgji, por në të gjithë Europën Lindore. Ky vend fantastik është braktisur prej vitësh tashmë dhe është lënë në mëshirën e “diktarurës”  së nënës natyrë.