Futbollisti Cristiano Ronaldo bashkë me partneren e tij modelen Georgina Rodriguez dhe fëmijët, po e kalon karantinën në një vilë super luksoze me pamje nga oqeani.
Vila është marrë me qira për 3500 paund java dhe ndodhet në një zonë të izoluar në fshatin e peshkatarëve të Canical në Portugali.
Kjo zhvendosje vjen, pasi u lodh nga qëndrimi në apartamentin e tij luksoz në Madeira, Funchal, ku u bllokua gjatë koronavirusit.
Një video e publikuar nga Ronaldo në Instagram, tregon pamje teksa ai vrapon dhe stërvitet bashkë me Georginën, duke zbuluar peizazhin e saj.
Kështu ai po i kalon ditët e izolimit në një vend përrallor siç mund të shihni në fotografi, para kthimit në Itali, pasi Juventusi i kërkon futbollistët e huaj në Torino brenda së hënës, në mënyrë që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, para se të nisin stërvitjen.
Vila e marrë me qira nga Ronaldo, ku mund të qëndrojnë deri në gjashtë persona ka një pishinë me pamje fantastike, një kopsht me bimësi të shumta ku vështirmi përfundon mbi oqeanin Atlantik.
Po ashtu ka një sallë lojërash me tavolinë bilardoje dhe skarë në ambientet e jashtme. /noa.al