Braktisi Spanjën për t’i qëndruar pranë, Luis Enrike zbulon tragjedinë e të...

Braktisi Spanjën për t’i qëndruar pranë, Luis Enrike zbulon tragjedinë e të bijës 9-vjeçare me një mesazh prekës

479
0

Mësohet më në fund arsyeja se pse Luis Enrike braktisi përfaqësuesen e Spanjës pak kohë pasi kishte marrë drejtimin e saj dhe fatkeqësisht, bëhet fjalë për një lajm tragjik. Sot u nda nga jeta vajza 9-vjeçare e trajnerit spanjoll, Xana Martinez, e cila vuante prej një sëmundje të rëndë.

Sëmundja i ishte diagnostikuar disa muaj më parë, një lloj tumori në kocka, dhe prej 5 muajsh ajo luftonte kundër saj. Kjo detyroi Luis Enriken që të braktiste detyrën e tij si trajner i Spanjës, duke qëndruar pranë të bijës dhe familjes në këtë periudhë të vështirë e kaluar në plan të dytë, ashtu siç duhej të ishte, karrierën e tij., Ai kishte bërë të qartë se kërkonte që të respektohej jeta e tij private dhe në media nuk ka qarkulluar asgjë rreth kësaj situate të veçantë.

Por ishte sot vetë trajneri i cili me një postim në rrjetet sociale, tregoi ngjarjen e rëndë. “Vajza jonë Xana u nda nga jeta sot në moshën 9 vjeçare, pasi kishe luftuar gjatë 5 muajve intensivisht kundër një osteosarkome.

Falënderojmë të gjithë ngrohtësinë që keni treguar gjatë këtyre muajve dhe ju falënderojmë gjithashtu për mirëkuptimin dhe për ruajtjen e privatësisë.

Do të të ndjejmë mungesën por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë me shpresën që në një të ardhme do të takohemi përsëri. Do të jesh ylli që drejton familjen tonë”, ishte mesazhi prekës i Luis Enrike.