Biznesmeni Neranxi: Ekonomia po humb të ardhmen jo nga virusi, por qeveria!

Biznesmeni Neranxi: Ekonomia po humb të ardhmen jo nga virusi, por qeveria!

425
0

Budallallëku nuk ka brirë, por biznes ose….Një rrëfim për prostitutat dhe tutorët!

 

Nga Nikollaq Neranxi

 

Jemi në kohë pandemie dhe humbjet e jetëve çdo ditë, na dhembin shumë. Por humbjet nuk do ti kerkojmë vetëm në spitale.

 

Shqipëria po humb sot të ardhmen e saj dhe për këtë nuk është përgjegjës ndonjë virus, por qeveria. Biznesi po merr fund, ai lëngon dhe askush nuk ka sy ta shikojë.

 

A i bën përshtypje njeriu fakti që masat shtrënguese në kohë pandemie, nuk shoqërohen me masa ndihmuese? Jepet urdhër që do mbyllen në 8 të darkës baret dhe restorantet, por nuk jepet një zgjidhje se çfarë do bëhet me fitimin e munguar për këto biznese dhe çfarë do bëhet me bizneset e lidhura me këtë sektor?

 

Qeveritarët që kanë marrë përsipër të drejtojnë këtë vend, mesa duket nuk e dinë se çfarë do të thotë plan biznesi dhe çfarë goditje merr ai kur ky plan dështon! As nuk e marrin mundimin të mendojnë se si do të mbijetojë një biznes që i kërkohen taksat si në një kohë normale dhe i mbyllet dyqani sepse është kohë pandemie. Asnjë masë lehtësuese deri tani, asnjë premtim, asnjë dritë në fund të tunelit, vetëm gallata dhe barcaleta të kryeministrit në takime propagandistike elektorale.

 

Ndërkohë kemi edhe anën tjetër të medaljes, ato janë Shoqatat e biznesit dhe Dhomat e tregtisë, shqiptare dhe të huaja. Asnjë fjalë për situatën, asnjë reagim, asnjë ultimatum ndaj qeverisë, as nga të huajt madje të cilët kanë vendosur të bëjnë biznes në Shqipëri, por e dinë mirë se si po ndihmohet biznesi ne vendet e tyre.

 

Si përfundim, ju them të gjithëve ju sipërmarrësa e shoqata, se me këtë qëndrim që po mbani, ju e meritoni plotësisht përdhunimin sistematik të Ramës. E keni të pamundur të përballeni me të keqen që ju ka zënë, sepse jeni të kapur ose frikacakë?

 

“E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve” – ka thënë Bonaparti.

 

Ndërkohë, më vjen ndërmend edhe thënia e famshme, që politika është profesioni i dytë më i vjetër në botë. Mesa duket tek ne, i pari renditet ai i sipërmarrësit, se nuk ka mundësi tjetër!

 

Pra sipërmarrës të dashur, se çfarë jeni, si po silleni dhe si dukeni para shoqërisë, e kuptoni vetë!