Binjakët, parashikimi i muajit Maj 2020

Binjakët, parashikimi i muajit Maj 2020

628
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Binjakëve, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Për shenjën e Binjakëve ka filluar një periudhë ku doni të nxirrni jashtë çdo gjë që nuk ju duhet. Qëkurse Dielli ka ardhur në shenjën e Demit në muajin Prill dhe do vazhdojë të jetë aty deri më datë 20 maj, do doni për shembull, të nxirrni veshjet që i keni të tepërta në dollap për t’i dhuruar (ose shitur). Do keni një qasje shumë më praktike në çeshtje që lidhen me edukimin tuaj ose nëse keni shumë ngarkesë me punën, do arrini që ta menaxhoni më mirë. Gjithashtu nga ana tjetër, emocionaliteti dhe ndjenja e pasigurisë nuk janë shumë të ekuilibruara tani. Nëse jeni shumë kërkues me veten në këtë periudhë, do e keni të vështirë që të gjeni energjinë për të plotësuar ato kërkesa, sado vullnet të ndjeni brenda vetes. Nuk ndodh gjithmonë sepse varet nga pozicioni i planeteve të tjera të cilat ndikojnë që ndikimi i pavarur i një planeti të mos shkojë ashtu siç supozohet, por zakonisht kur planetet vijnë në shenjën paraardhëse (Dielli, Hëna, Mërkuri etj) vijnë në shenjën e Demit për ju, ju ndjeni më pak energji. Por nga ana tjetër planete të tjera flasin për energji, kështu që nuk është gjithmonë e thënë që do ndjeheni kështu. Megjithatë këtë muaj mendoj se është periudhë ideale që t’ia kurseni vetes kontaktin me shumë njerëz, gjatë kësaj periudhe jeni pak më të ndjeshëm dhe emocional se zakonisht dhe më të aftë për të ndjerë atë që ndjejnë njerëzit rreth jush. Nëse takoni shumë njerëz, kjo do ju lodhte emocionalisht sepse tani jeni si sfungjer emocionesh, thithni çdo ndjesi përreth. Është periudhë që ju bën edhe më modestë, me këmbët më shumë në tokë, më të gatshëm për të dëgjuar, për të dhënë këshilla, për tu gjendur pranë njerëzve që kanë nevojë për mbështetjen tuaj tani.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën tuaj, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili është në shenjën e Peshqëve. Mund ta keni shumë të vështirë që t’i mohoni vetes dëshirën për të blerë gjëra e për të shpenzuar këto kohë. Do i kushtoni më shumë rëndësi pamjes suaj por do e bëni duke patur parasysh imazhin që doni të lini tek të tjerët dhe kjo mund të jetë pak tensionuese, mund të ndjeheni të kufizuar. Do ju duhet që të bëni një kompromis për të pranuar planin me të cilin do vazhdoni çfarëdo projekti të rëndësishëm që keni dhe për këtë arsye këto ditët tensionuese mes Afërditës dhe Neptunit do i ndjeni në mënyrë pak më të drejtpërdrejtë se shenjat e tjera.

Më datë 5 Maj Polet e Hënës (poli verior dhe poli jugor) do ndryshojnë shenja nga Gaforre – Bricjap, në Binjak – Shigjetar. Pra Poli Verior i Hënës i cili përfaqëson gjërat që duam dhe të ardhmen tonë, do vijë në shenjën tuaj. Kjo është një ngjarje astrologjike që do të thotë se do kemi një qëllim të ri shpirtëror dhe ky është ndikimi mbi të gjithë si kolektiv. Gjithashtu do i kushtojmë më shumë vëmendje njerëzve që kemi afër, partnerit. Shumë njerëz do martohen dhe shumë do divorcohen në këtë periudhë. Është periudhë gjatë të cilës gjërat ose

Për ju veçanërisht do të thotë se do ju rritet ambicia. Kjo mund të jetë e mirë por mund të jetë dhe e tepërt. Çdo gjë është subjekt i kërkimit të pikës së ekuilibrit dhe për ju fokusi për shumë kohë do jetë ambicia.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Emocionet tuaja do lidhen me punën. Dmth sa më shumë të punoni, aq më të qetë do ndjeheni emocionalisht. Nuk do ndaleni derisa të mbaroni gjithçka që keni për të bërë dhe do i kushtoni pak më shumë vëmendje gjërave të vogla. Produktivitetin do e keni të lartë dhe do e keni të lehtë të ndani përparësitë, se cilat detyra duhet të bëhen tani dhe cilat mund të bëhen më vonë. Do e pyesni sinqerisht veten nëse gjërat po funksionojnë vërtet për ju, apo po i jepni kësaj pune më shumë seç i merrni? Shëndeti mund t’ju shqetësojë pak. Është moment i mirë për të bërë një kontroll. Duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të bëni ushtrime dhe të flini sa duhet, Kushtojini vëmendje asaj që ju thotë trupi, pasi kjo mund të jetë koha më e mirë për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshoni. Nëse stresoheni shumë, kjo mund t’ju dëmtojë fizikisht prandaj përpiquni të mos lodheni shumë. Kaosi është gjithashtu më i dukshëm dhe duhet të përpiqeni të ndërtoni pak më shumë strukturë dhe organizim në jetën tuaj. Mund të jeni më të ndjeshëm ndaj kafshëve dhe do ju bënte mirë që nëse keni kafshë shtëpiake, t’i rrini pranë natën e Hënës së plotë.

Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen që do zgjasë deri më 29 shtator. Do jeni më të qartë mbi mënyrat se si funksionon jeta, mbi rregullat në një punë, rregullat e një biznesi. Vetëm bëni kujdes se mos ngacmoni ndonjë telash ligjor ose nëse e keni një çeshtje ligjore aktive, përpiquni të mbaroni punë me të brenda periudhës maj- qershor.

Nga data 13 Maj deri më 25 qershor Afërdita do zmbrapset në shenjën tuaj. Mos bëni ndryshime të mëdha në pamje. Mos bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj sentimentale. Mos e teproni me ushqimin apo me shpenzimet. Çdo gjë që ju jep kënaqësi, mund të rishikohet dhe të vendosni të bëni zgjedhje të reja.

Gjithashtu më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve. Do punoni për diçka prapa skene por kur të vijë momenti, mund t’i kapni njerëzit në befasi me punën e kryer.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri në Bricjap dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator. Kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës do doni të kërkoni për kënaqësi shpirtërore. Do jeni më pak të ndjeshëm ndaj diskutimeve mbi burimet apo zotërimet financiare që ndani me partnerin. Mund të rritet ekonomia që ndani me partnerin, për shembull nëse keni në biznes të përbashkët, ose nëse keni blerë një pajisje, shtëpi, dhe doni ta shisni, do zbuloni se mund të fitoni më shumë seç e keni pritur. Gjithashtu mund të merrni lajme të mira lidhur me kreditë, taksat. Pritet që të ketë përmirësim tek intimiteti juaj, transformimi personal. Do jetë një moment ku rritet mirëkuptimi psikologjik, rritet afrimiteti me njerëzit pranë. Do bëheni më të aftë të ndihmoni miqtë dhe të dashurit tuaj që po përballen me një krizë. Mund të gjeni zgjidhje në një çeshtje që lidhet me sigurimet, mund të keni një zbritje të taksave dhe do jetë moment i shkëlqyer për të bërë një planifikim financiar. Nëse doni një shtëpi apo një makinë të re, është kohë e mirë për ju që të kërkoni dhe të merrni një vendim.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën tuaj ku do jetë deri më 20 qershor. Kjo është periudha e ditëlindjeve të Binjakëve. Gjatë kësaj periudhë një mujore duhet të fokusoheni tek vetja. Dielli do ju rrisë vetëbesimin dhe mund të filloni një aktivitet të ri. Do jeni të favorizuar për sukses në një projekt që keni për zemër. Edhe nëse tani nuk keni plan, mund t’ju vijë një ide shumë e mirë së shpejti.

Shperndaje