Bilanci nga protesta, 17 policë përfunduan me lëndime nga sendet e forta...

Bilanci nga protesta, 17 policë përfunduan me lëndime nga sendet e forta dhe piroteknike

500
0

BalkanWeb mëson bilancin e të plagosurve nga protesta e dhunshme ditën e djeshme në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se nga hedhja e sendeve të forta dhe piroteknike kanë mbetur lënduar 17 policë.

 

Ditën e djeshme u raportua për 9 policë të plagosur, nga të cilët 3 ishin rëndë, madje njëri rrezikonte të humbte njërin sy dhe do i nënshtrohej dy operacioneve pasi kishte marrë çarje me mjet prerës.

 

 

Për vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një efektiv policie në Laprakë, qindra të rinj u solidarizuan dhe protestuan në disa vende, fillimisht tek Ministria e Brendshme, më pas tek Kryeministria duke vijuar më pas në qendër tek sheshi ”Skënderbej” dhe Bashkia e Tiranës për ta mbyllur në Drejtorinë e Policisë.

 

Të lënduar nuk mbetën vetëm policë, por edhe një gazetar e disa protestuesë.