Aktori i mirënjohur shqiptar, Agron Llakaj nuk flet shpesh për familjen e tij. Majftojnë vetëm këto ditë të vecanta që ai të lë menjëanë shakatë dhe të shkruaj disa rreshta emocionues për vajzën në këtë rast, por dhe për gruan mbesën dhe familjen.
Në ditëlindjen e 35 të Alkides vajzës së tij ai ka shkruar:
“Bija ime Alkida….,përpara 35 vjetësh kur t’i erdhe në jetën tonë, mami të nxorri në dritaren e maternitetit dhe me lotë në sy më tha se ti nuk ishe djalë…,,por vajzë…,nuk të gënjej që u gezova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mija,e kur të pata në duar…,jeta ime mori kuptim dhe ti ishe Bota ime….,sa e bukur !…dhe sot ti ,35 vjet …sa pak por dhe sa shumë, e tani ste kam vetëm bijën time,por të kam dhe shoqe ,të kam një këshilltare të vyer por dhe një xhevahir,se më ke sjellë në jetën time Adean ,është dhurata më e bukur që më ke berë. Le ti falenderohemi Zotit për cdo ditë dhe cdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë ! Gëzuar bija ime Alkida ! Sic ta kam thënë para 35 vjetësh sërish ta persëris ,edhe pse me syza dhe thinja tashmë…”të dua sa qielli e sa toka !! “…nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin ?. Te kam zemër deri ne frymën e fundit ! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ënderrash ! ????????????????????”