Kosova do të ketë qeveri të re, të kryesuar nga Avdullah Hoti. Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës i ka dhënë të drejtën përfaqësuesit të LDK-së të qeverisë vendin. Avdullah Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra. Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate. Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave
Besian Mustafa – Ministër io Bujqësisë
Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Meliza Haradinaj – Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Ramë Likaj – Ministër i Arsimit
Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë
Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete
Goran Rakiq – Ministër i Pushtetit Lokal
Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural