Betimi i Metës si president, kuvendi mblidhet më 24 korrik

Betimi i Metës si president, kuvendi mblidhet më 24 korrik

378
0

Presidenti I Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën e mbledhjes së sesionit të jashtëzakonshëm për bërjen e betimit të presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Kështu parlamenti do të mblidhet më 24 korrik.

Dekreti

“PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

 

    Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,                                                     

 

D e k r e t o j

Neni 1

 

Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.                                                

 

                                                        Neni 2       

 

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

  Nr. Dekreti  10559

Tiranë më 30.06.2017