Berat/ Mbetën të bllokuar në pus, humbin jetën dy persona

Berat/ Mbetën të bllokuar në pus, humbin jetën dy persona

388
0

Një tragjedi ka ndodhur në Berat ditën e sotme, ku janë shënuar 3 viktima, xhaxhai me 2 nipërit, të cilët kanë ndërruar jetë pasi kanë mbetur të bllokuar në pusin ku mbushnin ujë të pijshëm teksa po e pastronin. Fillimisht në pus ka hyrë xhaxhai 75 vjeçar Kamber Hoxha i cili ka hasur vështirësi dhe në ndihmë të tij më pas kanë shkuar edhe 2 nipërit, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Hoxha 45 vjeç.

95881412_247829156420807_1064061380031676416_n.png

Të 3 anëtarët e kësaj familjeje kanë mbetur të bllokuar për disa kohë në pus, ndërsa për pasojë 2 prej tyre kanë humbur jetën në të kurse njëri prej tyre në spital. Në pus ka vdekur xhaxhai, Kamberi dhe njëri nga nipërit Gentiani. Ndërsa Naimi nipi tjetër fillimisht është nxjerrë nga pusi me shenja jete por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

95686866_237241084271468_103228254764138496_n.png

Ngjarja e rëndë që tronditi Beratin ndodhi paraditen e sotne në fshatin Dushnik të Beratit.