Bëhuni gati për dimrin e vërtetë! Osmani zbulon si do të jetë...

Bëhuni gati për dimrin e vërtetë! Osmani zbulon si do të jetë moti javën e ardhshme: Në 15 ditët e para të Dhjetorit…

294
0

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje për Fax News ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë dhe në javën e ardhshme. Osmani tha se fundjava do të jetë me mot të keq dhe me temperatura më të ulëta, tipike këto për muajin Nëntor. “Në zonat e thella malore vlerat minimale zbresin nën zero, që janë të pranueshme për fundin e muajit Nëntor. Sa i takon javës që vjen, ditët e para do të sjellin sasi të mëdha reshjesh, pritet që të ketë reshje bore dhe në qytetet veriore dhe juglindore. Në mesjavë presim një përmirësim të motit, por vranësirat do të jenë sërish prezente. Do të kemi një det të trazuar për shkak të forcës së erës, përmirësimi nis nga e mërkura. E hëna dhe e marta do t’i paraprijnë dimrit, temperaturat do të zbresin ndjeshëm, do të shkojnë edhe deri në -3 apo -4 gradë celsius”, tha Osmani.

 

Ndërkohë që sa i takon ditëve të para të muajit Dhjetor Osmani tha se do të jenë me reshje dhe me temperatura të ulëta, ku vlerat minimale do të jenë negative, ndërsa ato maksimale do të jenë deri në 16 gradë celsius maksimalja.

 

“15 ditëshi i parë do të ketë prani të reshjeve, temperaturat do të jenë normale”, u shpreh Osmani.