Befason deputeti socialist: Të mbahen dritat fikur për kursim

Befason deputeti socialist: Të mbahen dritat fikur për kursim

537
0

Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerzit për shkak të situatës së CoVid-19.

Tema ka qenë nëse duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë apo duhet që të kursejmë për t’u përballur me të panjohurat që mund të na sjellë situata e pandemisë.

Të ftuar në studio kanë qenë Pano Soko dhe Ilir Beqaj.

Dynjaja pyeti deputetin e Partisë Socialiste nëse mund të jetohet në këtë ditë më 26 000 mijë lek, teksa Soko ndërhyn duke u shprehur se 100 000 lekë janë vetëm drita.

Ish-ministri u shpreh se dritat nuk janë aq, por po t’i mbash ndezur shkojnë aq.

Dyrnjaja: Zoti Soko duhet të kursejmë apo shpenzojmë para?

Soko: Unë jam i mendimit që këtë vakum që ka krijuar mungesa e kohës për të bërë shpenzime ne duhet ta rikuperojmë sa më shpejt. Në thelb kriza ekonomike në vetë vete është mungesa e lekujditetit në ekonomi që ka ardhur për shkak të mungesës së kohës që kanë familjet  për të vazhduar aktivitetin ekonomik në 100% të kapacitetit të saj.

Çfarë do të thotë kjo?

Vendosja e fashave orare dhe kufizimi i lëvizjes dhe hapjes së njësive të shërbimit ka bërë që  në pikën fundore të tregtisë që është shitja me pakicë të kemi pasur një bllokim aktiviteti.

Një pjesë e mirë e aktivitetit që nuk lidhet me mallrat ushqimor është bllokuar totalisht duke sjell bllokimin e aktivitetit nga pikëpamja ekonomike deri në çuarjen në prag të kolapsit apo falimentimit të këtyre aktiviteteve.

Dyrnjaja: A e ekuivalojnë blerjet që po ndodhin tani këtë pjesën tjetër që është stopuar?

Soko: Fatkeqësisht jo, në strukturën e buxhetit të familjeve sot janë aktive, ushqimet, energjia elektrike, telekomunikimi edhe medikamentet, të gjitha bashkë këto në strukturën e familjes zënë 64% të shpenzimeve. 34% mungon në treg dhe kjo është burimi i asaj që sot quhet krizë ekonomike.

Dyrnjaja: Pse duhet të harxhojmë para?

Sepse në qoftë se në vazhdojmë të ruajmë shpenzimet minimale athere duhet të presim që pjesa e atyre industrive që merren me këto shpenzime që ne kemi hequr nga lista do të falimentojnë.

Dyrnjaja: Zoti Beqaj duhet të blejmë apo duhet të kursejmë?

Beqaj: Që ne të blejmë duhet të kemi para, sot kemi mungesë parash sepse aktivitetet prodhuese janë tkurrur në vlerësimin tim, është tkurrur e ardhura që na vjen nga eksporti, në muaj mars ne eksportuam tekstile dhe këpucë sa gjysmën e marsit të vitit të kaluar.

Kemi eksportuar shërbime më pak pasi kemi pasur më pak turistë gjatë marsit. Aktivitete të tjera prodhuese janë tkurrur, kërkesat edhe të sektorëve të tjerë që eksportojnë janë tkurrur.

Janë frenuar investimet e huaja, jemi në një situatë ku e ardhmja e sektorit të energjisë është në pikëpyetje. Nafta arriti në fantashkencë, në minus. Investimet në turizëm janë tkurrur pasi nuk dihet se si do të shkojë.

Nëse vazhdojmë kështu ne për pak muaj nuk do të kemi të ardhurat që kemi pasur. Ky 65% në gjashtë muaj do të na mbulojë të gjitha të ardhurat që kemi.

Gjysma e e emigrantëve në Itali janë në Lombardi dhe atje janë në shumë vështirësi, gjysma e djemve që erdhën nga Greqia erdhën nga ishujt sepse atje turizmi nuk po funksionon.

Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje.