BE, mbi 230 milionë euro për të luftuar përhapjen e coronavirusit

BE, mbi 230 milionë euro për të luftuar përhapjen e coronavirusit

371
0

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka ndarë 232 milionë euro për përpjekjet globale për të luftuar coronavirusin vdekjeprurës.

“Komisioni Evropian po punon gjatë gjithë kohës për të mbështetur shtetet anëtare të BE-së dhe forcimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19”, thonë nga komisioni në një deklaratë.

Theksohet se një pjesë e këtyre fondeve do të ndahen menjëherë për sektorë të ndryshëm, ndërsa pjesa tjetër do të lëshohet në muajt e ardhshëm.

Janez Lenarçiç, komisioneri për menaxhim me krizat, tha: “Me më shumë se 2.600 jetë të humbura tashmë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç përgatitjes në të gjitha nivelet”.

“Pakoja jonë e re e ndihmës do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe do të synojë fondet për të siguruar që vendet me sisteme të dobëta shëndetësore nuk ngelin prapa ”, shtoi ai.

Pakoja e ndihmave do të përdoret për hulumtimet e OBSH-së, Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, studimet kërkimore në Afrikë dhe studimet e industrisë farmaceutike.

Pas përhapjes globale të virusit, OBSH ka shpallur emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.