Sot më 5 Qershor 2020 është ditëlindja e partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI! Ditëlindjet janë ngjarje të mëdha jo vetëm për njerëzit e thjeshtë e deri te ata me famë e me ndikim të madh kudo në planet! Ditëlindja e BDI-së është ngjarje e shënuar për për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ditëlindja e BDI-së është homazh për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Ditëlindja e BDI-së është ngjarje e madhe për invalidët dhe familjet e të rëneve për liri, ditëlindja e BDI-së është ngjarje e madhe për luftëtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-UÇK-së!
Ditëlindja e BDI-së është ngjarje festive për politikanet aktiv e pasiv, për shkollën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse BDI është vazhduesja dhe zëdhënsja legjitime politike e platformes çlirimtare-ushtarake, politiko-patriotike të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar!
Që kur u themelua BDI e deri me sot, të gjitha zgjedhjet i fitoi kjo parti me Udhëheqësin e popullit shqiptar, birin e madh e të lavdishëm Ali Ahmetin në ballë e në udhëheqje të saj!
Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nën udhëheqjen e BDI-së dhe të themeluesit të saj, Kryetarit historik Ali Ahmeti, është bërë zot i fateve të veta,po përparon e po e thellon demokracine euroatlantike!
BDI është përgjegjësja dhe aktorja e madhe, roli faktik i së cilës është gjigand në ndertimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik ligjor të Maqedonisë së Veriut!
Gjithëçka që e ka arrirë BDI, nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse të gjitha rrugët legale e të mbështetjes popullore kombëtare që ajo i gëzon e që do ti shfrytëzojë, do ti kanalizojë, por edhe nga aleatet e saja të mëdha, partitë politike e miqt e shumtë kombëtarë e ndërkombëtarë, do ti vejë në përdorim për të mirën e përgjithshme të popullit shqiptar dhe të funksionimit e të përparimit të Maqedonisë së Veriut, në kursin e vlerave të mëdha të platformës euroatlantike!
Nga Kosova i urojmë jetë të gjatë politike e suksese të mëdha BDI-së!
Kosova do të rreshtohet pas idesë së madhe dhe historike të BDI-së, për Kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Gëzuar ditëlindjen Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI!
Suksese edhe më të mëdha në ballë me politikanin lavdimadh shqiptar, të pamposhturin Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, më 5 Qershor 2020!