Bayern Munich kanë barazuar rekordin e golave pas fitores 2:1 ndaj Eintracht Frankufrt, ku siguruan finalen e Kupës së Gjermanisë të mërkurën mbrëma. Kampionët në fuqi të Kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës shënuan golin e 128 dhe 129 të tyre në sezonin 2019/2020, pas zhvillimit të 43 ndeshjeve në të gjitha garat. Ivan Perisic dhe Robert Lewandowski shënuan për Bayernin në suksesin ndaj Eintracht Frankfurt, duke barazuar rekordin e golave të klubit të tyre të vendosur në sezonin 1972-1973. Nga 129 golat e shënuara këtë sezon, 90 prej tyre vijnë nga Bundesliga, dhe 30 prej tyre i ka shënuar Robert Lewandowski. Rekordi i ri i golave nga Bayerni i trajneri Hansi Flick do të vendoset në ndeshjet në vazhdim, ku kanë edhe shumë sfida para tyre.