Teksa i kthehu një përgjigje kreut të PD-së, kryeministri Rama nuk i ka kursyer as batutat, por këtë herë për deputetin e opozitës së re, Kujtim Gjuzi.
Rama e quajti Gjuzin ‘mbret’, ‘lartmadhni’, ndërsa në sallë nuk munguan të qeshurat.
“Ai atje ka hallin e monarkisë, por janë halle luksoze në krahasim me hallet e tyre, kshq hallet tuaja luksoze mbajini vet, se erdhi se nuk erdhi monarkia ti je mbret nuk të lëviz njeri nga froni je mbret pa mbrëtëri, por mbret je. Naltmadhni ulu, ulu se jemi akoma në Republikë”, tha Rama.