Bashkia e Tiranës me ‘shtëpi të re’ në Bulevard, Veliaj: Hedhim spirancën...

Bashkia e Tiranës me ‘shtëpi të re’ në Bulevard, Veliaj: Hedhim spirancën e zhvillimit në veri të Tiranës

523
0

 

 

Bashkia e Tiranës do të ketë një “shtëpi të re”. Godina e Bashkisë do të zhvendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar çeljen e garës për projekt idenë.  Numri një i kryeqytetit ka bërë me dije se kjo ndërtesë e re do të jetë pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ndërtimi i kësaj godine në Bulevardine  ri shënon dhe fillimin e zhvillimit të Tiranës në veri të saj.

“Ky është një qytet ku do bashkëjetojmë edhe me nostalgjinë, por edhe me ëndrrat dhe aspiratat për t’u bërë një qytet modern. Ndaj shumë I lumtur sot që në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet ne shpallim një konkurs për një ndërtesë të re të Bashkisë së Tiranës, një ndërtesë administrative me rreth 1200 vetë apo 1200 poste pune dhe një ndërtesë që besoj do hedhë spirancën e zhvillimit në veri të Tiranës që është ky bulevard ku jemi ne sot””, tha Veliaj ndërsa bëri të ditur se godina e vjetër do të ruhet dhe do të ketë një karakter ceremonial. “Për të gjithë ata që kanë merak nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, pra ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të Bashkisë. Është ndërtesa klasike dhe ndërtesa në zemër të qytetit, kilometri zero o Shqipërisë nga ku fillojnë e maten të gjithë distancat. Ndërtesa klasike ajo që quhet city-holl, pra bashkia ceremoniale do të vijojë të mbetet në zemër të qytetit dhe bëhet fjalë për të ngritur në bulevardin e ri një ndërtesë e cila siç thamë duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon me një ndërtesë që I ka emetimet zero, do të thotë një ndërtesë 100% ekologjike që ndoshta do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen””, bëti të ditur Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në këtë bulevard do të vendosen edhe shumë prej institucioneve të tjera shtetërore. “Jemi në negociata me qeverinë, që edhe në lagjet e reja të ketë institucione publike, si te “5 Maji”. Të çojmë edhe atje disa institucione. Do të hapim konkursin për Kinostudion dhe Kombinatin për të gravitur disa institucione. Një nga gjërat që parashikoj është rritja demografike e qytetit. Deri dje e quanim tabu ndërtimin me dru. Ne mendojmë se nuk ka status që digjet dhe është kasolle por teknologjia ka evoluar” tha Veliaj.

Ndërtesa e re e Bashkisë propozohet të ndërtohet përgjatë zgjatimit të bulevardit ”Zogu i Parë” dhe pritet që të zgjidhë përfundimisht unifikimin e administratës së Bashkisë Tiranë në një ndërtesë të vetme duke plotësuar kushtet dhe kërkesat e nevojshme të një ndërtese bashkëkohore.