Barcelona në krizë financiare prej Koronavirusit, nxjerr në shitje 5 futbollistë

Barcelona në krizë financiare prej Koronavirusit, nxjerr në shitje 5 futbollistë

401
0

COVID-19 ka ndikuar shumë keq tek ana financiare e klubeve, të cilat në këtë periudhë kanë pasur të ardhura shumë më të pakta.

Një nga ato që e ka ndjerë shumë krizën është Barcelona.

Katalanasit po mendojnë të gjejnë mënyra se si të arrijnë sërish te buxheti i duhur, teksa iu kanë kërkuar edhe futbollistëve e anëtarëve të klubit të shkurtojnë rrogat.

Megjithatë, ka edhe një tjetër mënyrë për të sjellë të ardhura në klub dhe ajo është merkato.

Blaugranat po përgatiten që në janar të shesin pesë futbollistë; Dembele, Umtiti, Brethuejt, Alenja dhe Firpo.

Barcelona pret të arkëtojë të paktën 171 milionë euro nga këto shitje, teksa pjesa më e madhe duhet të vijë nga Dembele, i cili kërkohet nga Manchester United.